Që tani pritet të zbatohet marrëveshja për sigurimin e automjeteve
Që nga sot, 12 gusht, marrëveshja e arritur për sigurimin e automjeteve nga ekipet teknike mes Kosovës i udhëhequr nga Rrahim Pacolli dhe Serbisë, pritet të fillon së funksionuari.

Lajme
Kosovarët të cilët paguajnë sigurimin e automjetit për lëvizje në Maqedoni mund të hynë edhe në shtetin fqinj verior të Kosovës, Serbi.
Me këtë marrëveshje mundësohet njohja e ndërsjellë e sigurimeve të automjeteve të të dyja vendeve, ku automjetet e regjistruara në Kosovë do të mund të kalojnë në territorin e Serbisë me sigurimin MTPL, ndërsa automjetet e regjistruara në Serbi do të mund të kalojnë në bazë të sistemit të Kartonit të Gjelbër. Në këtë mënyrë hiqet edhe një barrierë e padrejtë drejt lirisë dhe lehtësisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës./Indeksonline