Që nga java e ardhshme telefonave ‘Samsung’ do t’i bie vlera

Ekspertët paralajmëruan se telefonave ‘Samsung’ do të humbin rreth ¼ të vlerës në tregë duke filluar nga java e ardhshme.

Auto & Tek

30/07/2019 19:09

Dhe për këtë ‘Samsung’ është vet-fajtor: Gjiganti i teknologjisë pritet të lansoj telefonin e tij të ri “Galaxy Note 10, më 10 gusht të këtij viti.

Çdo vit, në muajin gusht ‘Samsung’ lanson një telefon të ri Note- dhe me sa duket nuk do të jetë ndryshe as edhe në këtë vit. Për këtë arsye, telefoni i ri i mençur i kësaj kompanie do të bëjë që telefonave të vjetër të kenë më pak vlerë, raporton “The Sun”.

Në fakt, “Galaxy Note 9” i vitit të kalur, thuhet se do i bie vlera në 85 dollarë – nga 340. /Lajmi.net/