Qazim Osmani me Lamborghini dhe jaht “pushton” Budvën (Foto)

Biznesmeni kontrovers shqiptar, Qazim Osmani, është parë dje në qytetin bregdetar malazez, Budva, tek ka shëtitur rrugëve me një Lamborghini, i shoqëruar edhe me femra. 

Lajme

16/08/2014 18:24

Osmani në Budvë është vozitur me Lamborghini, i shoqëruar edhe me miken e tij Manda Popoviq, podgoricasen me të cilin vitin e kaluar ka pasur një incident në Beograd, përcjellë lajmi.net, raportimet e mediave malazeze. 

Biznesmeni kontrovers shqiptar dhe bosi i klanit të ashtuquajtur të drogës “Osmani”, Qazim Osmani i njohur si Feliks dje është parë në Budvë. 

Nga informacione anonime “Vijesti” ka mësuar se Osmani, në metropolin e turizmit malazez ka shkuar për pushime. 

Biznesmeni shqiptar verat e kaluara ka qenë mysafir i kazinove “Maestralu” dhe “Avali”. 

Pas shëtitjes me Lamborghini, ata u drejtuan për te jahti luksoz “Megalodon” i Osmanit. 

Për këtë jaht më parë është spekuluar se është në pronësi të të akuzuarit për trafikim me drogë, Darko Sariq nga Plevlja. 

“Vijesti” më herët, duke cituar informacione policore, kishte raportuar se Osmani është një nga figurat kryesore të bosit të drogës në Ballkan, të arrestuarit Naser Kelmendi. 

Për të spekulohet se është pronar i një prej diskotekave më të famshme në Budvë, “Top Hill”. 

Themeluesi i “Top Hill”, sipas të dhënave nga Regjistri Qendror i subjekteve ekonomike në Mal të Zi, është kompania Domino Investment nga Ishujt Marshall. (lajmi.net)