Qalaj: Policët e Kosovës fjetën në paketa gjatë ditëve të barrikadave, ishin në gjendje të rëndë

Gjatë tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, kur në veri u vendosë barrikadat në veri të Mitrovicës, deputeti i PDK-s, Rashit Qalaj ka thënë se policët e Kosovës që shërbenin në atë pjesë, kanë operuar në kushte të rënda. Qalaj ka thënë se policët e ngujuar në stacionet policore në veri, kanë fjetur në…

Lajme

25/01/2023 23:44

Gjatë tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, kur në veri u vendosë barrikadat në veri të Mitrovicës, deputeti i PDK-s, Rashit Qalaj ka thënë se policët e Kosovës që shërbenin në atë pjesë, kanë operuar në kushte të rënda.

Qalaj ka thënë se policët e ngujuar në stacionet policore në veri, kanë fjetur në paketa.

Ai, duke folur në DPT, ka thënë se ka pasur edhe policë të sëmurë, të cilët nuk kanë mundur të marrin as barna.

“Policët në stacionet policore, kanë fjet në disa paketa, ato paketa janë dërguar me ushqime. Kanë fjetur në pllaka. Ka pasur policë të sëmurë, nuk ka mundur askush t’ju dërgoj as ndonjë hap”, ka thënë ai.

Sipas tij, Policia e Kosovës po priste një udhëzim apo vendim nga Qeveria e Kosovës se si të veprohet.

“Bllokimi i rrugëve është bërë vetëm për Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Qalaj e ka përmendur edhe një rast tjetër, kur katër policë kishin mbetur të bllokuar me automjetin e tyre për katër ditë mes barrikadave.

“Ka pasur raste se katër policë kanë mbetur në një automjet për katër ditë mes dy barrikadave. Janë tërhequr ata, e dinë se si janë tërhequr”, ka thënë ai.