Pyetje nga gazetari skocez, kjo është përgjigjja e Panuccit

Christian Panucci ka folur para ndeshjes së ardhshme në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë.

Sport

08/09/2018 15:32

Christian Panucci pret ndeshje të vështirë për Shqipërinë në udhëtim te Skocia në duelin e radhës në Ligën e Kombeve.

Selektori i ekipit kuqezi ka ftuar skuadrën të jetë në nivelin e duhur për takimin e radhës.

Në konferencën për media pas fitores ndaj Izraelit me rezultat 1:0, ai u pyet nga një gazetar skocez për takimin e radhës.

“Humbja e Skocisë nga Belgjika ishte një ndeshje miqësore andaj nuk duhet të bazohemi te kjo”, u shpreh Panucci, përcjell “lajmi.net”.

“Pres vështirësi për ne në Skoci, Skocia në shtëpi është ekip i frikshëm”, shtoi ai.

“Po ashtu, karakteri i Skocisë është mjaft i fortë”, theksoi Panucci. /Lajmi.net/