Pyetja për situatën e tij te PSG dhe shpërthimi në lot i Neymarit

Situata e Neymarit te PSG është një çështje mbarëbotërore.

Sport

10/11/2017 17:38

Si është gjendja e tij, a është i pakënaqur, çfarë po ndodhë në zhveshtoret e skuadrës franceze? Janë disa nga pyetjet që iu parashtruan 25 vjeçarit në konferencën për shtyp pas fitores 3:1 të Brazilit në miqësore ndaj Japonisë.

“Çdo punë e re është e vështirë, kërkon kohë, por kjo edhe varet nga njerëzit e klubit, të cilët mund të bëjnë që përshtatja të bëhet më shpejtë”, nisi të përgjigjet Neymar, përcjell lajmi.net.

“Dhe kjo gjë më ndodhi mua, jam adaptuar shpejtë. Njerëzit po shpikin histori, jam i qetë dhe i lumtur me përzgjedhjen që kam bërë”, ka shtuar ai.

Por, ajo që ndodhi pas këtyre fjalëve, ka befasuar të gjithë, me sulmuesin brazilian që ka shpërthyer në lot.

Ishte trajneri i Brazilit, Tito, që ka kërkuar të marrë fjalën për t’i ndalë në mbrojtje sulmuesit Neymar, fjalë që këtë të fundit e bënë që të mos mund t’u përmbahet lotëve.

Këtë moment prekës për futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit, mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/