Puyol rikthehet nga pensioni?
Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol është duke u përgatitur të rikthehet nga pensioni për të bërë një aventurë të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Katar.
Sport
Carles Puyol është legjendë e Barcelonës.
Qendërmbrojtësi i cili i fitoi të gjitha që mund të fitohen në nivelin e klubeve me gjigantin katalan, u pensionua nga futbolli më 2014.
Mirëpo, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se ai është duke e përgatitur rikthimin.
Të afërmit e tij kanë thënë se Puyol është në gjendje shumë të mirë fizike dhe dëshiron të bëjë një aventurë të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Katar.