Putini për sanksionet: Kemi rezerva të mëdha

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se sanksionet e vëna ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë në kundërshtim me parimet e Grupit 20 (G20) dhe shkelin ligjet ndërkombëtarë.

Bota

14/11/2014 13:02

“Këto sanksione bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse sanksione mund të vendosen vetëm në kuadrin e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të saj të Sigurimit. Pra sanksionet janë të paligjshme dhe nuk do ta dëmtojnë vetëm Rusinë, por edhe tregtinë botërore”, ka thënë Putin. 

Presidenti rus ka pranuar se ka pranuar se sanksionet kanë ndikuar në ekonominë ruse, por jo në shkatërrimin e saj, pasi sipas tij rezervat monetare të Moskës janë të mëdha për të trajtuar çdo krizë ekonomike dhe për të përmbushur angazhimet ekonomiko-sociale në Rusi.

Putin i ka bërë këto komente, gjatë një interviste dhënë të premten për agjencinë ruse Itar-Tass, një prag të Samitit të G20 në Birsbane të Australisë, raporton BBC, transmeton lajmi.net. 

Samiti i G20 mbahet më 15 dhe 16 nëntor, me temë krizën globale financiare, por pritet të debatohet edhe rreth konfliktit në Ukrainë, dhe marrëdhëniet e tensionuara mes Perëndimit dhe Rusisë, pas aneksimit të krahinës ukrainase nga kjo e fundit (Krimesë), si dhe nxitjes së konfliktit në dy rajone tjera lindore të Ukrainës.