Putini në takim me Vuçiqin: Pozicioni ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se qëndrimi i vendit ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, Moska e mbështet Beogradin. Ai këtë e tha në një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Lajme

25/11/2021 14:31

“Sa i përket përpjekjeve dhe hapave tonë të përbashkët në arenën ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe zgjidhjen e Kosovës, ju e dini se qëndrimi ynë është i natyrës parimore. Nuk i nënshtrohet mjedisit aktual politik”, theksoi ai, duke shtuar se Federata Ruse mbështet qëndrimin e Serbisë për zgjidhjen e Kosovës, raportojnë mediat ruse, përcjell lajmi.net.

Lideri rus shpresoi se kjo çështje do të zgjidhet, duke përmbushur interesat e qytetarëve serb.

“Unë besoj se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë në histori”, deklaroi në anën tjetër Vuçiq. /Lajmi.net/