Putini flet me Tsipras për gazsjellësin Rrjedha Turke

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se pjesëmarrja e Greqisë në projektin për gaz, Rrjedha Turke, mund ta ndihmojë këtë vend në shndërrimin e saj në qendër të shpërndarjes së energjisë në Evropë.

Bota

08/04/2015 18:13

Duke folur në konferencën e sotme për gazetarë në Moskë, së bashku me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, Putin tha se Rusia është e përgatitur për pjesëmarrje në projektet e përbashkëta me Greqinë, siç është zgjerimi i projektit të gazsjellësit Rrjedha Turke, nëpër Ballkan, e deri në Greqi, e me gjasë më tutje në Itali.

Putini tha se Tsipras nuk ka kërkuar ndihmë financiare ruse gjatë takimit të tyre, por theksoi se është i sigurt se Greqia mund t’i kthejë 265 miliardë dollarë të kredive ndaj vendeve të eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar./REL/