Putini fillon hakmarrjen, ia redukton gazin Polonisë

Autoritetet polake kanë njoftuar se dërgesat e gazit nga kompania shtetërore ruse Gazprom janë reduktuar për 24 për qind.

Bota

10/09/2014 19:31

Shërbimi polak i gazit PGNiG ka thënë se ka vënë re zvogëlimin fillestar të furnizimeve më 8 shtator, transmeton REL.

Gazpromi nuk ka bërë ende asnjë koment.

Kompania e gazit në Ukrainë, Ukrtransgaz ka thënë se Rusia ka nisur të kufizojë furnizimet me gaz për Poloninë në mënyrë që të ndërpresë furnizimet me gaz në drejtim të kundërt, nga Polonia në Ukrainë.

Gazpromi ka ndalur tashmë furnizimet për Ukrainën për shkak të, siç është thënë, mosmarrëveshjeve për çmimin.

Polonia është njëri nga mbështetësit më të vendosur të qeverisë pro-perëndimore në Kiev.