Putini “del në publik” përmes një dokumentari të xhiruar më herët

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur në një dokumentar për aneksimin e Krimesë nga Rusia, ka thënë se jeta e ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç ka qenë në rrezik, si rezultat i “revolucionit” që ka përmbysur atë.

Bota

15/03/2015 16:11

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se Putin ka thënë në dokumentar se “për ne ka qenë e qartë dhe ne kemi marrë informacione se ka pasur plane jo vetëm për kapjen e tij, por edhe për eliminimin e tij fizik”.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitrij Peskov ka thënë se udhëheqësi rus do ta shohë sonte shfaqjen e dokumentarit: Krimeja, rruga për në shtëpi.

Putin nuk është para në publik ose drejtpërdrejt në televizion qysh nga 5 marsi, duke nxitur thashetheme se ai është i sëmurë.

Mirëpo, dokumentari në fjalë është xhiruar më herët dhe kjo nuk do të thotë që me Putinin është gjithçka në rregull.

Sipas gazetës gjermane Bild, Putin nuk është shfaqur në publik tash e dhjetë ditë shkaku se ka dashur t’i qëndrojë pranë të dashurës së tij, e cila ishte duke lindur fëmijën.