Putin thotë se Moska mbështet Taxhikistanin

Presidenti rus, Vlladimir Putin ka thënë se Moska do të ndihmojë Taxhikistanin për ruajtje të sigurisë, pas incidenteve të fundit, ku mbetën të vdekur 20 persona.

Bota

15/09/2015 16:31

Putin ka thënë se Taxhikistani mund të llogarisë në “ mbrojtjen dhe ndihmën” e Rusisë. Ai ka shtuar se forcat taxhike “e kanë përballuar me sukses sulmin dhe problemet që kanë lindur pas këtij sulmi.”

Këto komente Putin i bëri sot në një takim të ish vendeve Sovjetike në Dushnabe, kryeqytetit taxhik.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Në samitin e Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive, Putin poashtu ka thënë se Moska është e shqetësuar për mundësin e shpërndarje së dhunës nga Afganistani, në Taxhikistan ose vendet tjera të Azisë Qendrore./rel