Putin takohet me Khabibin, ka një kërkesë interesante për babain e tij

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pritur në vizitë Khabib Nurmagomedovin dhe babain e tij.

Sport

11/10/2018 08:15

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar nga babai i Khabib Nurmagomedov të “mos e ndëshkojë shumë rëndë” për përfshirjen e tij në kacafytjen pas fitores ndaj Conor McGregor në Las Vegas.

Nurmagomedov i shoqëruar nga babai i tij u ftuan në vizitë nga Putin i cili e uroi për triumfin e tij.

Babai i Nurmagomedov ka paralajmëruar se do ta ndëshkojë Khabibin më shumë se UFC, përcjell lajmi.net.

Por, Putin kërkoi nga Abdulmabap Nurmagomedov të mos e ndëshkojë ashpër për përfshirjen e tij.

Khabib po ashtu iu falënderua Putinit për mbështetjen e tij. /Lajmi.net/

YouTube player