Putin s’ndalet, kërcënon sërish: Nuk përfundon me kaq
Lideri rus Vladimir Putin pak orë para takimit të ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Rusisë, ka lëshuar deklarata të fuqishme duke kërcënuar Turqinë se sanksionet nuk do të përfundojnë me kaq.

Bota
Mes fjalëve të tij, ai ka thënë se fajtor i vetëm për rrëzimin e aeroplanit dhe vdekjen e pilotit rus është Turqia
“Fajtor dhe përgjegjës për vdekjen e pilotit tonë është vetëm Turqia. Këtë nuk do ta harrojmë asnjëherë”, ka thënë Putin.
Ai ka kërcënuar se politikat e tij dhe sanksionet nuk do të jenë afatshkurtra.
“Politikan dhe sanksionet tona nuk do të jenë afatshkurtra. Nëse mendoni se do të mbetet vetëm me kaq po gaboheni.
Ndërkaq ai ka vazhduar edhe më tutje me një ton të lartë dhe me mesazhe kërcënuese drejtë Turqisë, edhe pse ka deklaruar se nuk do të ketë intervenime ushtarake
“Të mos presin prej neve lëvizje dhe intervenime me nervozë. Nuk do të ketë intervenime ushtarake, por do ta bëjmë që të pendohet Turqinë për atë çfarë ka bërë”, ka thënë Punit.