Putin përgatit ‘materiale historike’ për të bindur Trump se Ukraina është një shtet ‘artificial
Presidenti rus Vladimir Putin do t’i paraqesë presidentit të SHBA-ve Donald Trump “materiale historike” për ta paraqitur Ukrainën si një shtet artificial gjatë samitit të tyre në Alaska. Kështu pretendoi Qendra për Kundërshtimin e Dezinformimit e Ukrainës të enjten e 14 gushtit, raporton Kyiv Independent. Sipas qendrës, paketa përfshin harta gjeografike që synojnë të justifikojnë…

Bota
Presidenti rus Vladimir Putin do t’i paraqesë presidentit të SHBA-ve Donald Trump “materiale historike” për ta paraqitur Ukrainën si një shtet artificial gjatë samitit të tyre në Alaska.
Kështu pretendoi Qendra për Kundërshtimin e Dezinformimit e Ukrainës të enjten e 14 gushtit, raporton Kyiv Independent.
Sipas qendrës, paketa përfshin harta gjeografike që synojnë të justifikojnë pretendimet territoriale të Rusisë dhe agresionin e vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë.
Ky pretendim vjen një ditë para takimit të parë ballë për ballë midis Putin-it dhe Trump që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump, bisedime që Shtëpia e Bardhë i ka përshkruar si pjesë të përpjekjes së Washington-it për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Qendra për Kundërshtimin e Dezinformimit e Ukrainës paralajmëroi se Kremlini mbështetet rregullisht në narrativa historike të shtrembëruara për të racionalizuar veprimet e tij, duke e portretizuar Ukrainën si historikisht të varur nga Rusia dhe duke e paraqitur sovranitetin e saj si të paligjshëm.
Putini ka përdorur vazhdimisht argumente të tilla pseudo-historike në paraqitjet publike.
Në një intervistë të vitit 2024 me komentatorin e ekstremit të djathtë amerikan Tucker Carlson, ai mbajti një monolog 30-minutësh mbi historinë e Rusisë dhe Ukrainës të mbushur me pasaktësi dhe shtrembërime.
“Asnjë fakt historik, e lëre më fantazitë pseudo-historike, nuk mund të jetë bazë për pretendime territoriale dhe nuk justifikon agresionin e armatosur kundër vendeve të tjera”, tha Qendra për Kundërshtimin e Dezinformimit.