Putin për pak i shpëton vdekjes (Video)

Aeroplani Tu-134 nga flota ruse që transporton presidentin rus Vladimir Putin, për pak sa nuk është përplasur me dy aeroplanë ushtarakë Su-27. Por këtë katastrofë të vërtetë e kanë parandaluar kontrollorët e fluturimeve të aeroportit të Moskës, Vnukovo, të cilët në momentin e fundit e kanë urdhëruar aeroplanin Tu-134 të ndërrojë drejtim.

Bota

09/02/2016 19:16

Incidenti ka ndodhur më 4 shkurt mbi rajonin Tver, në veriperëndim të Moskës. Aeroplani Tu-134 që i përket njësisë speciale për fluturime “Russia”, që janë përgjegjës për transportimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe presidentin dhe kryeministrin e Rusisë, ishte ngritur nga aeroporti Vnukovo, por fatmirësisht në të nuk ishte asnjë nga zyrtarët shtetëror por vetëm ekuipazhi i rregullt, transmeton Telegrafi.

Aeroplani ishte nisur rreth orës 11 të mëngjesit në drejtim të Shën Petersburgut, dhe pas disa minutave fluturim është ngjitur në një lartësi prej 10.000 metra mbi fshatin Paçinok në rajonin Tver.

Në të njëjtën kohë, dy aeroplanë ushtarak të tipit Su-27 që ishin ngritur nga baza ajrore Hatilovo, për të kryer fluturimet e rregullta trajnuese, gjithashtu në lartësinë e njëjtë sikurse Tu-134, ishin drejtuar kah fshati Paçinok.

Kontrollorët e trafikut ajror në Vnukovo, kanë vërejtur se aeroplanët luftarakë ishin duke lëvizur me shpejtësi të madhe prej 1300 kilometra në orë derisa po i afroheshin aeroplanit presidencial, dhe menjëherë e kanë urdhëruar ekuipazhin e Tu-134 të ndërrojnë drejtim ose të zbresin paksa. Kështu sipas medieve ruse, vetëm pak sekonda i ka ndarë aeroplanët drejt përplasjes së drejtpërdrejt.

YouTube player