Putin merr dozën e dytë të vaksinës ruse kundër COVID-19

Vladimir Putin ka marrë dozën e dytë të një vaksine ruse Covid-19.

Bota

14/04/2021 13:46

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e dytë të një vaksine ruse Covid-19, raporton agjensia e lajmeve Interfax.

Kremlini tha muajin e kaluar se Putini kishte marrë dozën e parë pa zbuluar detaje ose siguruar fotografi, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, nuk ka detaje se cilën nga tre vaksinat e Rusisë, më e njohura prej të cilave është Sputnik V, ai ka marrë. /Lajmi.net/