Puthja e fituesve të Europa League

Mesfushori Ivan Rakitic ishte futbollisti i ndeshjes në finalen mes Sevillas dhe Benficas në Europa League. Pasi ndihmoi skuadrën e tij të fitonte trofeun, ai e kurorëzoi triumfon me një puthje me bashkëlojtarin Daniel Carrico. 

Sport

15/05/2014 09:43

Mesfushori Ivan Rakitic ishte yll derisa Sevilla mposhti Benfican pas penalltive për të fituar trofeun e Europa League në Torino të mërkurën mbrëma.

Reprezentuesi kroat u shpall futbollisti i ndeshjes dhe e kompletoi paraqitjen me një puthje me bashkëlojtarin e tij, mbrojtësin Daniel Carrico.

Rakitic konsiderohet si një prej talenteve më të mëdhenj në Evropë, dhe spekulohet me transferim në një klub më të madh gjatë verës.

Por, i pyetur nëse do të largohet në fund të sezonit, ai u përgjigj: “15 persona më kanë pyetur deri më tani. Më lini të kënaqem me ditën speciale”.

Rakitic zhvilloi 120 minutat e lojës që u mbyllën pa gola e më pas shënoi nga penalltia, dhe në fund lavdëroi heroizmin e portierit Beto.

“Jam i vdekur. Fizikisht dhe emocionalisht, ne punuam shumë dhe Beto ishte i mrekullueshëm”.  Por, puthja e tij me Carricon, befasoi shumëkënd, por jo edhe ata të dy.