‘Pushtoi’ NBA-në, James ia bën dhuratë vetes një super Mercedes-Maybach 1.5 milion dollarë

LA Lakers fituan një titull të ri në NBA disa ditë më parë pasi mundën Miami Heat në serinë e fundit.

Sport

19/10/2020 09:10

Lakers në krahët e LeBron James arritën të rimarrin fronin në kampionatin NBA. Në moshën 35 vjeç, James u tregua më i miri në botë.

Pasi festuan titullin, basketbollistët e Lakers më në fund u kthyen në Los Angeles me familjet e tyre pas më shumë se dy muajsh, transmeton lajmi.net.

Shumë vendosën të festonin titullin, dhe James vendosi të blinte një makinë të re me vlerë 1.5 milion dollarë.

Ai bleu një Mercedes-Maybach G650 Landaulet me pajisje speciale. Kjo seri është prodhuar në vetëm 99 kopje dhe James tani zotëron njërën prej tyre. /Lajmi.net/