Pushkatohen gjashtë tafikues droge në Indonezi

Indonezia ka ekzekutuar të dielën gjashtë persona të shpallur fajtorë për trafik droge, përfshirë pesë të huaj.

Bota

18/01/2015 14:16

Ata u pushkatuan nga një skuadër e ushtrisë indoneziane, në ishullin Java, menjëherë pas mesnatës. Katër persona nga Malavi, Brazili, Nigeria dhe Holanda, si edhe një vietnameze dhe një indoneziane u qëlluan për vdekje në burgun ku vuanin dënimin. Këto ekzekutime ishin të parat që nga marrja e postit të presidentit nga Joko Ëidodo, në tetor 2014.

Ai refuzoi të falte viktimat, ashtu siç ka bërë edhe me të paktën 60 të dënuar të tjerë për krime lidhur me drogën.

“Amnesty International” i konsideroi këto vrasje si “një hap pas për të drejtat e njeriut në vend”, transmeton ATSH