Pusetat kërcënuese
Disa puseta të kanalizimeve kanë mbetur pa kapak në kryqet. Kësisoj qytetarët po frikësohen nga ndonjë fatkeqësi që mund tu ndodhë.

Lajme
Në një rrugë në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë kanalizim është hapur tërësisht. Mungesa e kapakut të pustes pos që po përben shqetësim për veturat po kërcënon edhe fëmijët e vegjël, shkruan lajmi.net.
Ndërsa në afërsi të rrugës “Gazmen Zajmi” në lagjen Aktash është shembur një pjesë e asfaltit buzë pusetes dhe ujërat e e zeza kanë filluar të dalin në sipërfaqe.
Këto kërkesa i janë drejtuar Komunës së Prishtinës nëpërmjet Platformës digjitale ‘ndreqe’. Qytetarët po raportojnë çdo ditë për gropa në rrugë dhe mungesë të kapakëve të pusetave. /Lajmi.net/