PUPS kërkon përfshirjen e Vatikanit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

(PUPS) ka kërkuar përfshirjen e Vatikanit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Lajme

04/01/2019 15:46

Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS) ka kërkuar përfshirjen e Vatikanit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Problemet e ortodoksëve dhe kalotikëve në Kosovë janë të njëjtë duke marrë parasysh se edhe të parët edhe të dytët, do të detyrohen që në numër të madh ta braktisin territorin e Kosovës dhe vendbanimet e tyre, andaj mbështesim qëndrimin e kryepeshkopit të Beogradit, Stanislav Hoçevar se ato mund të zgjidhen vetëm me dialog në kuptimin e përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e PUPS, transmeton lajmi.net.

PUPS ka ofruar “mbështetje të plotë për idenë e Hoçevarit duke kërkuar që Vatikani të marrë rol aktiv në zgjidhjen e këtij problemi, kësaj çështjeje rajonale nga e cila është e varur paqja dhe përparimi i komplet rajonit”. /Lajmi.net/