Punime në rrjet, KEDS njofton se do të ketë ndërprerje të rrymës në Pejë e Gjakovë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 02.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete në Pejë dhe Gjakovë do të ketë ndërprerje të rrymës. Në rajonet e tjera të Kosovës, nuk është paraparë ndërprerje e…

Lajme

02/11/2025 13:40

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 02.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete në Pejë dhe Gjakovë do të ketë ndërprerje të rrymës.

Në rajonet e tjera të Kosovës, nuk është paraparë ndërprerje e rrymës për shkak të kryerjes së punimeve.

Ky është orari sipas rajoneve:

Pejë

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet

Dalja 10[kV] Elkos Group (kodi: 50000008) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Elkos Group.

Arsyeja: Eleminimi I rrjetit te vjeter sipas zgjidhjes teknike me numer 3687

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Pataqani (kodi: 82000001) prej orës 08:00 deri 09:00 dhe nga ora 16:00 deri 17:00.

Vendet: fshatrat: Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm,Pataçan i Poshtërm, Senoc, Varjak, Zatriç.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 110/35/10[kV] Rahoveci

Nga dalja 10[kV] Pataqani, prej orës 08:00 deri17:00 pa tensin mbesin:

1.NS 10/0.4[kV] TSSH Pompa e Ujit (kodi: 82000001018)

NS 10/0.4[kV] TSSH Pataqani (kodi: 82000001002)
NS 10/0.4[kV] TSSH Pataqan i Ulet II (kodi: 82000001003)
NS 10/0.4[kV] TSSH Pataqan i Ulet II (kodi: 82000001024)
Vendet: Patqan i poshtëm

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave nën tension, montimi i konzollave, montimi i izolatorëve, shtrirja e përçuesit me gjitha elementet përcjellëse si dhe punime tjetra elektrike në kuadër te Lot 12, Pataqani