Kafshohet nga klientja, pasi shërben porosinë e gabuar

Një grua në Virginia, u arrestua pasi ka sulmuar një punëtore të restorantit “Wendy”, pasi ajo gabimisht i kishte sjell një porosi të cilën ajo nuk e kishte kërkuar.

Bota

18/02/2016 10:26

Robinson u akuzua për plagosje me qëllim të keq ndaj punëtores, gjithashtu për dëmtimin e pronës  së restorantit, transmeton lajmi.net.

Latanya Nelson, menagjerja e restorantit, tha se klientja ishte shumë agresive dhe incidenti filloi kur ajo u shërbye me pjatën e gabuar, kështu që i’u vërsul punëtorës duke i lënë pasoja në këmbë pas kafshimit.

“Ajo kërceu poshtë në drejtim të gjurit tim dhe vazhdoi të më kafshonte me ashpërsi” tha punëtorja.

Ndërkaq klientja tha se:” Ajo më solli sandwichët e gabuar, kërkova sandwichë të djegëst ndërsa ajo më solli të pulës”.

Robinson u dërgua në burg dhe do të mbahet atje deri në paraqitjen e saj të ardhshme në gjyq./Lajmi.net