Punëtorja e Starbucks që vuante nga disleksia fiton rastin në gjykatë

Një grua e cila vuante nga sëmundja” Disleksia”- sëmundje që nuk ka shenja të inteligjencës, dhe ndikon në procesin e pamundësisë për të shkruar dhe për të folur mirë. Gjithashtu që të krijon vizion të dobët për jetë. Kryesisht referohet si “paaftësi për lexim dhe të folur- është keqtrajtuar në vendin e saj të punës.

Bota

09/02/2016 17:21

Gjatë kohës kur ajo punonte në Starbucks në Londër, pothuajse bëri vetëvrasje për shkak se ishte keqtrajtuar disa herë nga punonjësit dhe shefi i saj, të cilët asnjëherë nuk e kishin kuptuar gjendjen që ajo kishte, transmeton lajmi.net.

Vështirësia e saj me lexim, shkrim dhe pamundësia e saj për të treguar edhe orën, bëri që mbikqyrësit e saj shpeshherë ta kishin lënduar, e kjo e bëri atë të tentojë të bëjë vetëvrasje.

“Disa herë tentova për të bërë vetëvrasje. Nuk jam një mashtrim. Kjo punë është mjaft serioze. Unë gati e kam përfunduar jetën time. Por jam duke menduar edhe për fëmijët e mi. Unë e di që nuk jam një mashtrim. Unë vetëm bëra një gabim “, thotë zonja Kumulchew.

Kumulchew, punonte një punë që duhej të bënte regjistrimin e temperaturës së ujit dhe frigoriferit dy herë në ditë, dhe t’i shkruante ato në një regjistër, gjëra që shpeshherë ajo harronte t’i bënte.
Ajo shtoi se kompania e Starbucks, duhej të kishte sjellë dikë nga shoqata e Disleksisë, për të parë punën që ajo bënte, dhe duhej t’i kishin ndihmuar në vend që ta diskriminonin, transmeton lajmi.net.

Starbucks ka thënë: “Ne jemi ende në diskutim për këtë punonjëse, dhe nuk jemi në gjendje për të komentuar mbi një rast që ende nuk është përfunduar”.

Drejtori i përgjithshëm i shoqatës së Disleksisë në Londër, Dr. Kate Saunders, ka thënë: “Shumë persona me disleksi janë duke luftuar për vendin e punës me nivele shumë të larta të ankthit, sepse punëdhënësit nuk kanë trajnime për këtë fushë ose nuk janë të vetëdijesuar për të japur ndihmë për ta.”

Disleksia është identifikuar si një aftësi e kufizuar, dhe thuhet se në Britani 1 në 10 njerëz me disleksi luftojnë për vende pune dhe 1 në 4 vuajnë nga ajo /Lajmi.net