Punëtori i “Pastrimit” ndërron jetë aksidentalisht, ja çfarë thonë familjarët (Video)
Familja Aliu të hënën pasdite e hapi të pamën.

Lajme
Sejdi Aliu, anëtari i kësaj familjeje e humbi jetën gjatë orarit të punës në kompaninë “Pastrimi”.
54 vjecari vdiq aksidentalisht nga shtypja me kamion nga kolegu i tij i punës deri sa po zbraznin kontejnerët, njofton Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 në rrugën ‘’Isa Kastrati’’ në lagjen Mati, kurse familjarët ende nuk i dinë detajet.
I ndjeri punonte tash e rreth 5 vite në këtë kompani, ndërsa familjarët thonë Sejdiu vdiq aksidentalisht.
Ai ishte edhe veteran i luftës , ndërsa ka lënë pas vetëm 6 fëmijë, 4 vajza dhe dy vite.
