Punëtori bie nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një person është rrëzuar sot në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti është raportuar në polici rreth orës 13:40, në kohën kur gjithashtu është raportuar se stuhi të…

Lajme

04/02/2023 17:05

Një person është rrëzuar sot në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti është raportuar në polici rreth orës 13:40, në kohën kur gjithashtu është raportuar se stuhi të forta kanë goditur disa komuna në Kosovë.

“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës. /Lajmi.net/