Punëtorët teknik të QMF-ve dhe disa shkollave në Prishtinë protestojnë para komunës

Gjatë ditës së sotme në oborrin e Komunës së Prishtinës është zhvilluar një protest. Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave kanë protestuar para komunës, me kërkesë rritjen e pagave. Lidhur me këtë në fjalën e tij Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se…

Lajme

21/11/2023 11:27

Gjatë ditës së sotme në oborrin e Komunës së Prishtinës është zhvilluar një protest.

Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave kanë protestuar para komunës, me kërkesë rritjen e pagave.

Lidhur me këtë në fjalën e tij Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të realizohen kërkesat.

‘’Protestat nuk do të ndalen deri në realizim të kërkesave, pagat duhet të rriten nga 250 në 450 euro’’, ka thënë Azemi.

Më tutje ai theksoi që janë të gatshëm për dialog mirëpo vetëm me kushtin që të rriten pagat./Lajmi.net/