Punëtorët e KEDS-it, kërcënojnë më grevë të përgjithshme

Punëtoret e KEDS-it kanë paralajmëruar menaxhmentin, se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen brenda 4 javësh, do të hyjnë në grevë të përgjithshme. 

Lajme

11/11/2014 12:43

Punëtoret e KEDS-it i kanë dhënë afat menaxhmentit të kësaj kompanie edhe 4 javë për realizimin e kërkesave të tyre për ngritje të pagave dhe kushte më të mira të punës. Përndryshe ata paralajmërojnë se do të marrin masa tjera, duke mos përjashtuar dhe bllokim total, apo grevë të përgjithshme.

Fehmi Pajaziti, kryetar i sindikatës në një konferencë për media  të martën, tha se ata kanë filluar negociatat me bordin e KEDS-it, të cilët sipas tij kanë kërkuar kohë shtesë për realizimin e kërkesave të punëtorëve.

“Nëse nuk realizohen kërkesat e punëtorëve, do të ndjekim rrugët ligjore dhe sindikale. Nëse këto nuk zgjidhen me anë të dialogut, do të jemi të detyruar të futemi në grevë të përgjithshme”, tha ai.