Punëtorët e Fabrikës së Tubave e quajnë Isa Mustafën “Putin”
Punëtorë e Fabrikës së Tubave në Ferizaj kanë shtruar një darkë, së bashku me famlijarë, për të festuar për vendimin për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Aty kanë ftuar edhe Kryeministrin dhe kanë adresuar kritika në drejtim të Isa Mustafës.

Lajme
Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj, ku ata festonin zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të 17 dhjetorit 2010.
Aktgjykimi u jep të drejtë punëtorëve në kompenzim prej rreth 26 milionë eurove, për kohën kur janë larguar me dhunë nga puna gjatë regjimit serb 1989-1999.
Punëtorët dhe familjarët kanë falenderuar Kryeministrin për angazhimin e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Gjatë ceremonisë, njëri nga punëtorët e quajti Isa Mustafën \”Putin\” dhe e kritikoi atë për akuzat që i ka adresuar ai në drejtim të Kryeministrit Thaçi për kinse shfrytëzimin e rastit të punëtorëve të Fabrikës së Tubave për të fituar vota.
Gjatë fjalimit njëri nga punëtorët udhëheqës pyeti: \”A krejt jeni PDK këtu a?\” dhe i drejtohet Kryeministrit duke thënë se \”ky ka punuar edhe për LDK edhe për krejt\”.
Ndërsa Thaçi përgjigjet, \”falemnderit shumë, por, ju jeni djem të të gjitha partive\”.