Punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit vazhdojnë grevën

Punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës kanë vendosur të vazhdojnë grevën.

Lajme

15/01/2021 17:40

Zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit kanë njoftuar se janë futur në grevë, pasi po kërkojnë të anulohet kjo rregullore, kërkesë kjo që u dërgua në Kabinetin e Kryeministrit Hoti, më 6 janar 2021, por që sipas Këshillit Grevist, kjo kërkesë nuk u përfill nga ta.

“Ju njoftojmë se mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme.

Kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e grevisteve.

Ata kanë thëne se greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit./Lajmi.net/

Hyjnë në grevë punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit