Punëtorë të Llamkosit po migrojnë jashtë vendit
Qindra punëtorë të Fabrikës së llamarinës ‘Llamkos’ në Vushtrri, po protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Lajme
Ata po kërkojnë që të ndalet falimentimi i fabrikës, kthimi i punëtorëve në punë, rishikimi i procesit të privatizimit, paga të garantuara, si dhe formimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Protestuesit thonë se një pjesë e këtyre punëtorëve kanë migruar ilegalisht për shkak se kanë mbetur pa punë dhe për shkak se nuk kanë marrë paga tash e katër muaj.
Sipas tyre, kjo protestë do të jetë e qetë, por njëjtë nuk premtojnë në protestat tjera, të cilat do të mbahen nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.