Punësohet në Google si 18-vjeç, sot është milioner

Nuk është lehtë të gjeni punë në Google, veçanërisht nëse ende nuk jeni regjistruar në fakultet. Larry Gadea, krijues i softuerit për regjistrimin e vizitorëve “Envoy” dhe themelues i kompanisë me të njëjtin emër, është punësuar në Google si 18-vjeçar menjëherë pasi e kishte kryer shkollën e mesme.

Lifestyle

25/06/2015 19:17

Ky djalosh ka filluar të merret me programim si 8-vjeçar dhe gjithmonë i ka dashur kompjuterët, dhe kur u regjistrua në gjimnaz filloi të krijoi lojëra kompjuterike.

Talentin e tij për kompjuterë dhe programim e kishin zbuluar në Google, kur zhvilloi një lidhëse për shfletuesin amerikan që do t’iu mundësonte përdoruesve që në kompjuterët e tyre të gjejnë dhe shënojnë fajllat, të cilat Google desktop nuk kishte mundur ti gjejë.

Në vitin e fundit të shkollës së mesme, Gadea kishte pranuar një e-mail nga Google në të cilin thuhej, “Pse po i bën këto gjëra vetëm? Pse nuk po i bën së bashku me ne?”.

“Më kanë ofruar punë me orar të plotë. Isha shumë i emocionuar duke marrë parasysh se një 18-vjeçar të punojë në Google është punë e madhe”, ka deklaruar Gadea.

Megjithatë, u krijua një problem pasi në Google nuk ishin në dijeni se ai është aq i ri. Si qytetar i Kanadasë i është dashur të ketë vizë për të pasur një punë të përhershme në SHBA, kurse pa diplomë të fakultetit kjo gjë as që vinte në shprehje.

Dhe për këtë në vend të punësimit i ofruan praktikë në selinë e kompanisë në Mountain View, gjatë verës para se të regjistrohej në fakultet. Pas praktikës tre muajshe, e kanë angazhuar si njërin nga inxhinierët e parë në zyrat e Google në Kanada, ku me gjysmë orari punoi gjatë katër viteve të studimeve.

Pas përfundimit të fakultetit, Gadea dëshironte të provonte diçka të re. Në atë kohë Twitter ishte “trendy”, dhe kështu kërkoi nga drejtoresha e tij në Google që ti ndihmojë.

“Ajo më njoftoi me Eva Williamson (njëra nga themelueset e Twitter) dhe ata më ofruan punë atje”, ka deklaruar i riu nga Kanadaja.

Google 2Aty punoi për tri vite si inxhinier dhe përkrahës teknik. Asokohe u ngrit në skenë teknologjia “Murder”, e cila luajti një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e numrit të aksidenteve në Twitter.

Viti 2012 i riktheu apetitin për të provuar sërish diçka të re, dhe kështu vendosi të themeloi kompaninë e tij, por fillimisht nuk kishte ndonjë ide konkrete rreth saj. Por iu kujtua diçka gjeniale kur vizitoi miqtë në Google dhe Apple.

“Është interesant se si në Google dhe Apple jeni të detyruar të shtypni disa informacione për veten, por kompanitë e vogla nuk e kishin një teknologji të tillë”, tha ai.

Kështu në vitin 2013 krijoi programin “Envoy”, i cili më vonë do të përdorej nëpër ndërmarrje të ndryshme për lajmërimin e njerëzve dhe mbajtjen e evidencës së vizitorëve. Ata kanë mundur të regjistrohen përmes aplikacioni për iPad, dhe të shtypin kartelën me emrin dhe fotografinë e tyre.

Me programin “Envoy” shumë shpejt arriti sukses ku edhe sot përdoret në mbi 1.000 kompani, në mesin e të cilave janë Pandora, GoPro, Tesla dhe Airbnb.

Një sukses i tillë shpjegon atë se si Andreessen Horowitz kishte vendosur të financoj “Envoy” me 15 milionë dollarë, pasi që krerët e “Valley Silicon” investuan vetëm 1,5 milion dollarë.

Sot pothuajse secila kompani e re e ka në recepcionin e saj “Envoy”, thotë Criss Dickson, partner në kompaninë “Andreessen Horowitz”.