Punë e kryer: Lukaku lojtar i Interit

E ardhmja e Romelu Lukakut do të jetë në Serie A te Inter.

Sport

16/07/2019 19:56

AS raporton se Inter janë shumë afër nënshkrimit me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, për 80 milionë euro.

Interi dukej se kishte ftohur interesimin e tyre për Lukakun, shkaku i kërkesave të larta të Manchester United.

Megjithatë, Sky Sports bën të ditur se Inter po rikthehen me një ofertë të re, përcjell lajmi.net.

Media spanjolle ‘AS’ ka bërë një hap më tej, duke pretenduar se Inter tashmë kanë konfirmuar lojtarin se do të shpenzojnë 80 milionë euro me shpërblimet e përfshira.

Sipas gazetës, Inter kanë vendosur të përmbushin kërkesën e Manchester United, me kërkesë të trajnerit të tyre, Antonio Conte./Lajmi.net/