Punë e kryer: De Ligt lojtar i Juventusit

Matthijs de Ligt është lojtar i Juventusit.

Sport

12/07/2019 16:57

Media më e madhe holandeze ‘De Telegraaf’ raporton se marrëveshja e re e propozuar nga Juventus te Ajax për De Ligt, është pranuar, përcjell lajmi.net.

Sipas gazetës, De Ligt nuk do të udhëtojë me skuadrën e Ajax drejt Austrisë, pasi është arritur marrëveshja me Juventusin.

Për De Ligt, Juventus do t’i paguajë Ajaxit 70 milionë euro.

Kujtojmë se në garën për De Ligt, Juventus ka mundur një konkurrencë të fortë, te Barcelonës./Lajmi.net/