Punë e kryer: De Ligt është i Barcelonës

Matthijs de Ligt është lojtari më i ri i Barcelonës.

Sport

20/03/2019 11:09

Barcelona dhe Ajax janë duke i thelluar raportet e tyre, gjersa kjo ka bërë që Matthijs de Ligt të transferohet në Camp Nou.

Sipas ‘Sport’, skuadra katalonase ka ndërtuar raporte të mira me atë holandeze, andaj tani e kanë më të lehtë transferimin e mbrojtësit, transmeton lajmi.net.

‘Sport’ bën me dije se Barcelona dhe Ajax kanë nënshkruar një marrëveshje që mund t’i huazojnë lojtarët e akademisë së tyre në afatet e ardhshme.

Kjo marrëveshje është bërë si shkas që të mbyllet edhe marrëveshja për De Ligt, që në verë do të transferohet në Camp Nou. /Lajmi.net/