Pulla e Ibras

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic do të jetë fytyra e re e pullave postare në Suedi. 32-vjeçari do të jetë i ‘shtypur’ anembanë shtetit skandinav. Ibrahimovic – shpresa e Suedisë për kualifikim në Kampionatin botëror 2014 pas barazhit kundër Portugalisë, ku ndeshja e parë zhvillohet të premten -ka thënë se ndihet krenar që është…

Sport

11/11/2013 18:30

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic do të jetë fytyra e re e pullave postare në Suedi. 32-vjeçari do të jetë i ‘shtypur’ anembanë shtetit skandinav.

Ibrahimovic – shpresa e Suedisë për kualifikim në Kampionatin botëror 2014 pas barazhit kundër Portugalisë, ku ndeshja e parë zhvillohet të premten -ka thënë se ndihet krenar që është përzgjedhur si figura e re e pullave postare në Suedi.

“Është nder i madh për mua të jem në pulla postare”, deklaroi Ibrahimovic për të përditshmen suedeze ‘SVD’.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam përzgjedhur. Për vete, marr shumë fatura dhe mendoj se është me rëndësi që të kenë pulla të bukura postare. Ndoshta kjo do të ndryshojë tani”, theksoi ai.