Pulisic te Milani?

Christian Pulisic mund të jetë një nga blerjet e mëdha të Milanit këtë verë.

Sport

08/06/2022 15:30

Ylli i skuadrës së Chelsea nuk është shumë i lumtur në Londër dhe mund të jetë i hapur për të ndërruar ambient.

Sipas raportimeve të fundit, Milan mund të jetë një nga skuadrat që bën lëvizje për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Pronarët e rinj, që po ashtu janë amerikanë – sikur Pulisic – janë të gatshëm të paguajnë kartonin e lojtarit.

‘Messi amerikan’ besohet se mund t’i ndihmojë pronarët e rinj ta rrisin popullaritetin e skuadrës së tyre nëpër ShBA.

Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ do të bëjnë hapa konkretë për transferimin e Pulisic. /Lajmi.net/