Pulisic i lënduar, mungon për ndeshjet me kombëtaren

Anësori i Chelseat, Christian Pulisic nuk do të jetë me kombëtaren e Amerikës. Pulisic është lënë jashtë fushës për Shtetet e Bashkuara për shkak të lëndimit, me sulmuesin e Chelseat që humbi një takim miqësor me Japoninë. 24-vjeçari, i cili është kapiten i vendit të tij, duhej të ishte pjesë e USMNT-së, por ka pësuar…

Sport

23/09/2022 16:06

Anësori i Chelseat, Christian Pulisic nuk do të jetë me kombëtaren e Amerikës.

Pulisic është lënë jashtë fushës për Shtetet e Bashkuara për shkak të lëndimit, me sulmuesin e Chelseat që humbi një takim miqësor me Japoninë.

24-vjeçari, i cili është kapiten i vendit të tij, duhej të ishte pjesë e USMNT-së, por ka pësuar lëndim, përcjell lajmi.net.

Pulisic shpreson se nuk është diçka shumë serioze dhe se mund të kthehet për takimin me Arabinë Saudite.

Ai ka nisur vetëm një ndeshje në Premier Ligë për Chelsean këtë sezon, duke parë 155 minuta aksione në total, por po kërkon të lërë një përshtypje pozitive te trajneri i ri i ‘Bluve’, Graham Potter pas shkarkimit të Thomas Tuchel në ‘Stamford Bridge’./Lajmi.net/