Pulë me limon dhe gjalpë të freskët – Receta e shijshme

Padyshim, recetat e kuzhinës shqiptare janë të gjitha të shijshme si të ëmbla ashtu edhe të kripura.

Lifestyle

11/05/2021 15:30

Një gatim perfekt për një drekë të shpejtë, të thjeshtë dhe pa mundim.

Përbërësit

Një pulë e freskët 1 kg

2-3 lugë gjelle me vaj ulliri

Kripë

Piper

1 gotë me lëng pule ose ujë

60 gr gjalpë i freskët fshati

10 hudhër

90 ml lëng limoni

3-4 degë rozmarine ose disa gjethe borzilok 

Përgatitja

SI fillim pastroni mishin e pulës në ujë të bollshëm dhe ndaheni në disa copa.

Në një tigan pak të thellë hidhni vajin e ullirit dhe e vendoseni në zjarr që të ngrohet.

Vendosni copat e mishit të pulës në tigan që të skuqen lehtë. Mjafton që të marrin një ngjyrë të artë nga të gjitha faqet.

Nga 4-5 minuta në secilën anë do të ishte idealja.

Mos harroni t’i hidhni kripë dhe piper sipas dëshirës, që mishi të marrë shijen e duhur.

Më pas, hiqni mishin e pulës nga tigani dhe vendoseni në një pjatë me letër kuzhine, në këtë mënyrë do të përthithet yndyra e tepërt.

Tek tigani shtoni gjysmën e lëngut të mishit të pulës ose ujin, përziheni pak dhe lëreni në zjarr mesatar.

Pasi t’i keni qëruar hudhrat, shtojini në tigan bashkë me gjalpin e freskët.

Me një lugë druri përzieni masën e krijuar dhe lëreni të kthejë valë pa i vendosur kapakun.

Kalojini përsëri copat e mishit të pulës në tigan, dhe shtoni dhe pjesën e mbetur të lëngut të mishit.

Vendosini tiganit një kapak dhe lëreni të ziejë për 15-20 minuta.

Gjatë kohës që ajo vlon, shtoni nga pak ujë.

Pasi të jetë ziejë, hidhini lëngun e limonit dhe rozmarinën ose borzilokun, lëreni në zjarr të ulët dhe për dhjetë minuta ose derisa mishi i pulës të jetë. /Lajmi.net/