Pula: 13 raste me 16 persona të përfshirë
Koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, konfirmon se gjatë ditës së sotme kanë qenë 13 raste të shkeljes së drejtës së votimit, ku janë përfshirë 16 persona.
Lajme
Në konferencën për media, Pula ka thënë se duke marrë parasysh shifrat e rasteve për keqpërdorim për zgjedhje, procesi zgjedhor mund të quhet i kënaqshëm.
“11 persona i kemi në ndalim dhe tre persona janë lëshuar me procedurë të rregullt. Këto janë rastet që janë të evidentuara deri më tani”.
“Mbarëvajtja e procesit zgjedhor konstatojmë se është e kënaqshme, për vet faktin se kemi vetëm 13 raste me 18 persona”.
Pula ka dhënë edhe deklarimin e saj lidhur me raportimet e DnV-së, dhe ka thënë se Prokuroria e Shtetit konfirmon se në Skenderaj deri më tani nuk ka ndodhur mbushja e kutive.
“Ne menjëherë kemi reaguar dhe kemi marrë katër deklarata dhe katër deklarata pritet që ti marrim nga komisionerët, dhe kemi konfirmim se deri më tani nuk ka mbushje të kutive në Skenderaj”.
“Ata që japin deklarata të tilla do të mbajnë përgjegjësi penale”, tha Pula.