Pukë, asgjësohen 700 rrënjë kanabis

700 rrënjë kanabis u asgjësuan në komunat Iballë e Qelëz të Pukës, gjatë një operacioni nga forcat e policisë mëngjesin e sotëm. 

Lajme

05/07/2014 10:19

Mësohet se kanabisi ishte kultivuar në 3 parcela nga vendasit e komunës. 

Deri tani sipas policisë, janë asgjësuar 22 parcela me kanabis sativa në Rrethin e Pukës.

Ndërkohë dy ditë më parë, policia asgjësoi 1500 rrënjë kanabis të mbjellë në dy parcela në malet e Karmes pranë Komanit, transmeton Shekulli.

Policia po punon për të gjetur autorët dhe për të zbardhur në mënyrë të plotë ngjarjen.