Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

Publikohet xhirimi i përplasjes së helikopterëve (Video)

16:22 | 10 Mars 2015

Perplasen

Më në fund është publikuar dhe video e përplasjes së dy helikopterëve që la të vdekur 10 persona, në mesin e tyre dhe tre kampionë të sportit.

Dy helikopterë që bartnin yje të sportit francez të cilët ishim mbledhur për një xhiruar një “reality-show” u përplasën në Argjentinë, duke lënë të vdekur 10 persona, përfshirë dy fitues të medaljes Olimpike, dhe një kampion në garë me vela.

Helikopterët u përplasën afër Villa Castelli në provincën La Rioja, rreth 1170 kilometra në veriperëndim të Buenos Aires, ka njoftuar Cesar Angulo, sekretar i sigurisë në La Rioja, për “TN Television”.

Të gjithë 10 personat që ishin në helikopterë, përfshirë tetë shtetas francezë dhe dy pilotët argjentinas, mbetën të vdekur.

Në mesin e të vdekurve janë notuesja kampione Olimpike, Camille Muffat, boksieri Alexis Vastine dhe lundruesi Florence Arthaud.