Publikohet video e fundit e Bryant, pak orë para rrëzimit të aeroplanit

"TMZ Sports" ka publikuar pamjet e fundit të Kobe Bryant para rrëzimit të aeroplanit ku gjeti vdekjen.

Sport

28/01/2020 14:17

Kobe Bryant kaloi të shtunën mbrëma nën shoqërinë e vajzës së tij 3 vjeçare, Bianka, vetëm disa orë para vdekjes tragjike, ka bërë të ditur “TMZ Sports”, transmeton lajmi.net.

“TMZ” ka publikuar pamjet e 41 vjeçarit duke kaluar kohë me Biankan në Fashion Island në Newport Beach, një mbrëmje para tragjedisë.

Bryant vdiq pas rrëzimit të helikopterit ku ishte i shoqëruar nga vajza e tij 13 vjeçe, Gianna.

Pamjet janë të rënda marrë parasysh se ishte takimi i fundit i Biankas me babain e saj. /Lajmi.net/

VIDEO