Publikohet video e ‘2Gisht Mjaltë’ në YouTube

Të gjithë po e presim me padurim filmin "2Gisht Mjaltë", të Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit.

ShowBiz

20/03/2019 08:59

Ky film i tyre pritet të publikohet me 28 mars në të gjitha kinematë përfshirë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, shkruan lajmi.net.

E pak ditë para publikimit, në YouTube është publikuar një pjesë kur Ermali shkon t’ia kërkojë dorën për Elvanën.

Videon e keni më poshtë dhe asesi nuk duhet të lini pa e parë këtë moment mjaft të veçantë të artistëve shqiptarë.

Vlen të ceket se, filmi do të jetë i zhanrit komedi dhe flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë. /Lajmi.net/

YouTube player