Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham
Netflix ka shpërndarë një paraqitje të shkurtër të seralit dokumentar për David Beckham, që ndjek ngritjen e tij nga klasa punëtore e Londrës lindore drejt një ylli botëror të futbollit. Në një klip dyminutësh që paralajmëron premierën më 4 tetor, nëna e legjendës, Sandra, flet për fillimin e romancës me Victorian. 74-vjeçarja pranon se ishte…

ShowBiz
Netflix ka shpërndarë një paraqitje të shkurtër të seralit dokumentar për David Beckham, që ndjek ngritjen e tij nga klasa punëtore e Londrës lindore drejt një ylli botëror të futbollit.
Në një klip dyminutësh që paralajmëron premierën më 4 tetor, nëna e legjendës, Sandra, flet për fillimin e romancës me Victorian.
74-vjeçarja pranon se ishte e shqetësuar se ai do ta linte mënjanë karrierën e tij për gruan e tanishme, e cila asokohe ishte pjesë e grupit më të madh të vajzave, “Spice Girls”.
“Ishim të shqetësuar se ai do të humbte gjithçka për të cilën punonte, sepse futbolli gjithmonë vinte i pari, e pastaj papritmas nuk ishte”, ka rrëfyer nëna e tij.
Beckham dhe Victoria u bënë një brend duke fituar kontrata fitimprurëse me stilistë veshjesh, ekspertë të shëndetit dhe fitnesit, revista të modës dhe prodhues të parfumeve dhe kozmetikës.
Megjithatë, në fillimin e marrëdhënies së saj me Davidin në vitin 1997, këngëtarja e shndërruar në dizajnere thotë se menaxheri i saj në atë kohë i kishte thënë ta mbante sekret: “Takoheshim në parkingje dhe nuk është aq keq sa duket”.