Publikohet raporti i MSH-së, asnjë rast i ri me COVID 19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin rreth gjendjes me COVID-19 në Kosovë. Sipas njoftimit, nga 46 testime të cilat janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19, përcjell lajmi.net. Po ashtu, MSH njofton se në vendin tonë janë aktualisht 5 raste aktive. Prej fillimit të vaksinimit në…

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin rreth gjendjes me COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit, nga 46 testime të cilat janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19, përcjell lajmi.net.
Po ashtu, MSH njofton se në vendin tonë janë aktualisht 5 raste aktive.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.857 doza të vaksinës.
Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.929 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.367 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,871 persona deri më tani./Lajmi.net/