Publikohet raporti i IKSHPK-së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajme
Ndryshe nga ditët e tjera, sot MSH-ja e ka publikuar raportin e COVID-it më herët, pasi që zakonisht publikohet rreth orës 15:00, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar ndonjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja pozitive.
Aktualisht në Kosovë janë 414 raste aktive me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
03 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19 (për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar).
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 335 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546.
Në total numri i rasteve aktive është 414. /Lajmi.net/