Publikohet raporti i fundit i të infektuarve me COVID-19

14:59 | 23 Nentor 2021

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastet e reja të të infektuarve me COVID-19.

Në 24 orëshin e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja të të prekurve me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar për ndonjë viktimë si pasojë e këtij virusi, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.
Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.

Në total numri i rasteve aktive është 330./Lajmi.net/